Kriza,BE takim i nivelit te larte per Greqine, negociatat vazhdojne
TOKIO- Një takim i jashtëzakonshmë i eurogrupit, do ti hapë rrugë ndihmave për Athinën e cila dje lëshoi alarmin se “Kemi para vetëm për 22 ditë”.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej konfirmoi sot se takimi do të zhvillohet brenda datës 10 maj. “Vendimi vjen pas një ditë vërtet të “keqe” për tregun europian, gjatë së cilës u tregua qartë rreziku se kriza greke mund të përhapet në vende të tjera, dhe Portugalia mund të preket e para”- shkruante dje ANSA.
Frika se kriza greke mund të përhapet ka bërë që euro të bjerë në minimunin e vitit të fundit, duke u këmbyer me 1.32 dollarë. Në bursën e Wall Street dje euro është këmbyer me 1. 3168 dollarë, vlera minimale që nga 22 prilli 2009.
“Negociatat për borxhet e Greqisë janë në zhvillim e sipër, dhe as që mund të bëhet fjalë për ristrukturimin e tyre.”- deklaroi Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej në kuadër të zhvillimeve të fundit mbi krizën e borxheve të Greqisë.
“Qëllimi është të aktivizojmë një plan të përbashkët i cili bashkon Eurogrupin, BCE, FMN dhe sigurisht dhe qeverinë greke”- sqaroi Rompej sot në një konferencë për shtyp në Tokio, ku për ditën e tokës pritet të zhvillohet një samit BE- Japoni.
Ne takimin e nivelit te larte pritet qe Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendosin mbi pagesën e ndihmës në bazë të relacioneve të cilat do të përfundohen në ditët në vazhdim.
Nga ana tjetër, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, deklaroi se Greqia duhet ta pranoj se vënia e rregullit në financat e saj do të jetë “e vështirë dhe e dhimbshme”.
Financial Times, shkruante dje se FMN po vlerësonte mundsinë e rritjes së fondit të ndihmës financiare për Greqinë me 10 miliardë euro. Ekziston frika se 45 miliardë eurot ndihmë, e paketes BE- FMN nuk do të jenë të mjaftueshmë për të parandaluar që kriza e borxheve të dalë jashtë kontrollit.
Investitorët dhe vëzhguesit presin që e tërë paketa e ndihmës për Greqinë të arrijë në 70 miliardë euro- vazhdon Financial Times.
Situata u komplikua dhe më shumë nga deklarata e minsitrit të Financave greke Jorgos Papakonstatinou i cili kërkon që ndihma e parashikuar të mbërrijë në Athiën brenda 19 majit, kur është dhe maturimi i borxhit prej 9 miliardë euro dhe në bazë të “kritereve të ndaluara” do të jetë e pamundur për vendin për të ngritur fonde brenda tregut.
Ekziston një datë e rëndësishme, 19 maji, kur duhet të shlyejmë miliarda euro borxh. Deri atëherë kemi lekë, por më pas nuk e dimë", - tha dje ministri grek i Financave, gjatë një fjalimi në parlament ku theksoi edhe një herë se Greqia s'kishte rrugë tjetër, veçse të pranonte ndihmën nga FMN-ja dhe BE-ja. Alamri i ministrit të Financave tronditi bursën greke e cila pasoi dje një rënie drastike e treguesit të përgjithshëm duke shënuar humbje prej gati 7 pikësh, ndërsa aksionet e bankave më të mëdha greke janë prekur më shumë.
Nga ana e tij Kryeministri grek Papandreu deklaroi dje para grupit të tij parlamentar se do të bëjë ç'është e mundur, por jo mrekulli, për të mbrojtur shtresat e varfra të popullsisë. Ai u bëri thirrje qytetarëve grekë që të jenë të matur e të ruajnë qetësinë.
(Suela Gera/BalkanWeb)