Kriza,Obama:SHBA do të dalë më e fortë

Në një fjalim që mbajti përpara të dyja dhomave të Kongresit, Presidenti Obama u shpreh se se megjithë ekonominë e dobësuar dhe kohët e pasigurta që po kalon vendi, Shtetet e Bashkuara do të rimëkëmben dhe do të dalin më të forta se sa më parë. Sipas Obamës amerikanët duhet të bashkohen dhe të marrin mbi vete përgjegjësi për të ardhmen, diçka që jo gjithmonë është bërë. Presidenti Obama gjithashtu tha se amerikanët duhet të kuptojnë se si Shtetet e Bashkuara arritën në këtë krizë, për të qenë në gjendje ta nxjerrin vendin nga ky moment i vështirë. Vendi jo gjithmonë i ka dalë për zot përgjegjësisë për të planifikuar të ardhmen.Edhe pse Shtetet e Bashkuara e kanë ditur prej dekadash se mbijetesa varet nga burimet e reja të energjisë, ato importojnë sot më shumë naftë se asnjëherë më parë theksoi Obama.