E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi:Kriza,mund të prekë zgjerimin e BE-së

Lajmet nga ekonomia dominojnë faqet e shtypit, kur përveç të tjerave theksohet se si kriza ekonomike mund të jetë e dëmshme për shpresat për një zgjerim të BE-së drejt Lindjes. Sipas gazetës THE GUARDIAN BE-ja ka humbur pushtetin dhe të qënit e besueshme dhe se besimi në Evropën si e tërë dhe të lirë ka rrezik të shkatërrohet. Nëse Evropa ka një përgjigje ndaj krizës ekonomike që po theksohet në Evropën Lindore, atëherë kjo përgjigje është ta mbajnë atë për vete shton kjo gazetë. Në vend që të merreshin urgjentisht me borxhet e Hungarisë, prodhimin në ulje të Polonisë, apo koalicionet në krizë në vendet Balltike dhe protestat në rrugë në Ukrainë, ata humbën kohë duke folur për përplasjen mes Sllovenisë dhe Kroacisë për ujrat e Adriatikut, thotë gazeta. Vendet më të pasura të Evropës të drejtuara nga Gjermania, kanë frikë se paqëndrueshmëria në Lindje mund të dëmtojnë edhe më tej ekoinomitë e tyre në vështirësi shkruan THE GUARDIAN. Ndërsa e përditshmja THE DAILY TELEGRAPH shkruan se huamarrësit në Lindje duhet t'u paguajnë bankave perëndimore 312 miliard dollarë, përndryshe do të digjen që të gjithë, Zgjerimi i Bashkimit Evropian është pezulluar prej shqetësimeve për një përplasje në rritje kundër punëtorëve emigrantë, tjetër Qeveritë gjermane dhe holandeze kanë vendosur një bllokadë zgjerimit të mëtejshëm drejt lindjes të BE-së nga frika se mos kjo gjë do të rrisë tensionet lidhur me papunësinë në krizën ekonomike globale. Gjermania dhe Holanda janë të shqetësuar se nëse Mali i Zi konsiderohet për anëtarësim atëherë, kjo do të pasojë aplikimet nga Shqipëria, Bosnja dhe Serbia të gjitha vendet të cilave u premtuar anëtarësim në 2003 shkruan gazeta. Kjo çështje shkruan THE DAILY TELEGRAPH pritet të diskutohet në samitin e BE-së në muajin maj në Pragë ku udhëheqësit evropianë do të diskutojnë se si të parandalojnë humbjet e vendeve të punës. E përditshmja financiare, THE FINANCIAL TIMES, shkruan për thirrjen që sektorët kryesorë në tregjet financiare të mbikëqyren nga një rregullator i vetëm. Kjo thirrje vjen në kohën kur Brukseli pritet që të nxjerrë rekomandimet e shumëpritura lidhur me reformimin e sistemit të fragmentuar të mbikëqyrjes financiare shton gazeta. Ndërsa FINANCIAL TIMES shkruan se ekonomia ruse është tkurrur me 8.8 për qind gjatë vitit të kaluar. Ekonomia ruse është goditur rëndë nga një kombinim faktorësh, kriza e kreditit, ulja e çmimeve si edhe rënien e rublës shkruan kjo gazetë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›