E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Krizat/ Meta: Mungesë e përgjegjësisë së Ramës! Fasha e energjisë, të bëhet 1200 KW në muaj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sjellë në vëmendje këtë të diel rritjen e çmimeve si edhe problemet me ujin e pijshëm. Në një konferençë për mediat Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve.

Për Metën problematikat vijnë si rezultat i mungesës së plotë të përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit.

“Ka rritur çmimin në stratosferë të energjisë. Pasojat më të mëdha me të cilat po ndeshen qytetarët nuk kanë të bëjnë thjesht me krizat jashtë nesh, nga të cilat dhe ne ndikohemi, por pasojat e vërteta dhe më të rëndat, përfshirë rritjen marramendëse të cmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së plotë të përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Aferat e njohura janë kulmet e krijimtarisë së vjedhjes e korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron”, tha Meta.

Meta tha se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 KW në muaj.

“Prodhimi i KESH edhe në rastin më të vështirë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin e konsumit familjarë në vend. Kosto nga KESH është  mjaft e lirë, 1.5 lekë, kosto e shitjes nga FSHU është 51 lekë, 41 lekë plus TVSH.

E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt për konfliktin në Ukrainë, apo të problemeve në kontinent në fakt është si rezultat i dështimit të plotë të çdo lloje reforme në vend në sektorin e energjisë dhe të ujësjellës kanalizimeve. Kjo është një kosto që qeveria në mënyrë hipokrite do tua kalojë qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur.

I bashkohemi thirrjes së Konfindustrias që të rishikohet fasha e mbrojtjes nga 800 KË në muaj, të behet në 1200 KW në muaj”, tha Meta.

Në këtë dalje Meta zbuloi qëndrimin e mbajtur në takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim në seli, lidhur me shpallen e Berishës “non grata, teksa e ka cilësuar vepër të  Bashës dhe Ramës në bashkëpunim.  Sakaq ai shtoi se marrëdhëniet e tij me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›