Krizë biletash, Kombëtaren e mbështet edhe kryeministri
Biletat për ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Norvegji tashmë janë kthyer në një çështje. Teksa kanë pritur në radhë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me shpresën për të marrë një biletë, kur zyrtarisht në orën 8 të mëngjesit duhej të fillonte shpërndarja e rreth 7 mijë biletave, jo vetëm që nuk ka ndodhur në orar, por janë shpërndarë aq pak bileta, sa të kujtonte kohët e vjetra, kur gjërat jepeshin nën banak. Shumë tifozë kanë qenë të irrituar nga pritja e gjatë. Në sportelet e biletarisë, personat kompetentë për të shpërndarë biletat, duke përfituar edhe nga rrebeshi i shiut, rreth orës 13:00, kur njerëzit thuajse kanë qenë të shpërndarë, kanë shitur pak bileta dhe me këtë janë justifikuar që ka pasur pak.
PRENOTIMET
Nëse pranë sporteleve ka pasur radhë, shumë tifozë u janë drejtuar zyrave të FSHF-së për një biletë. Por aty ka qenë "shtetrrethim", duke vënë forca sigurie që te dera kryesore, për të shmangur çdo lloj përplasjeje. "Problemi kësaj radhe ka qenë që shumë tifozë kanë prenotuar online. Kanë qenë mbi 110 mijë kërkesa të bëra në faqen përkatëse të internetit dhe për pasojë jemi munduar që të paktën 10% të këtyre kërkesa t'i realizojmë, pasi strategjia është që të gjithë të kenë mundësi të marrin biletë, jo vetëm ata që janë fizikisht pranë sportelit, që i bie vetëm nga Tirana apo ndonjë rreth afër". Kjo ka qenë përgjigjja nga FSHF-ja, pa mundur dot të sqarojnë pjesën tjetër, atë se si u shitën 7 mijë biletat e tjera.
BERISHA
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, trajnerin De Biazi, i shoqëruar nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Berisha u ka premtuar premio në rast fitoreje, si dhe mbështetjen e tij të pakursyer. "Do gëzohem shumë më tepër nëse do shkoj në Brazil, ndaj ju uroj shumë suksese. E përgëzoj trajnerin De Biazi për punën që bën. E di që nuk e ka të lehtë dhe e ka me përgjegjësi të madhe. Do përpiqemi t'ju mbështesim dhe më shumë dhe ju e meritoni plotësisht, se ju keni dëshmuar talent dhe aftësi. Ta udhëheqim ekipin drejt niveleve më të larta dhe drejt rezultateve pozitive për në kampionatin Brazil 2014. Ne jemi afër një momenti shumë të rëndësishëm. Falënderoj trajnerin për punën shumë të mirë që ka bërë. Ruani gjakftohtësinë në lojë, para emocioneve që nuk duhet të jenë në brendësinë tuaj. Erdha t'ju përshëndes dhe t'ju falënderoj për përfaqësimin që i bëni flamurit të Shqipërisë", - u tha kryeministri Sali Berisha ekipit.
KAPITENI
Nga ana e futbollistëve, ka qenë kapiteni i skuadrës, Ervin Bulku, që ka falënderuar Berishën për takimin, teksa ka thënë: "Ju falënderojmë shumë dhe e rëndësishme është që të gjithë bashkë të japim maksimumin, për një rezultat pozitiv. Dua të theksoj që të gjithë duam të fitojmë, por nuk mbaron këtu me këtë ndeshje, prandaj dhe presioni të jetë në nivelin e dëshirës, jo të kthehet, o fitore, ose nuk ka tjetër." Ervin Bulku do të jetë kapiteni i Shqipërisë për këtë ndeshje, nëse ai do të luajë titullar, në mungesë të Lorik Canës, që mungon për shkak pezullimi.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)