Rama në festën e Serenatave në Korçë: Jeni me fat që keni një njeri si Niko Peleshi
KORCË- Kreu i PS-së Edi Rama i ka mbyllur takimet elektorale të së martës, në mënyrë festive.
Gjatë fjalës së tij në festën e Serenatave në Korcë, kryesocialisti Rama u shpreh se pas ‘lodhjes nga fjalimet e gjata kjo festë ishte një surprizë e bukur’.
Kryesocialisti Rama tha se Korça duhet të ndihet me fat që ka një kryebashkiak si Niko Peleshi, i cili ka vizonin e duhur për të rilindur qytetin.
“Ajo që mbetet është që këtyre njerëzve tu restaurojmë ndërtesat historike. Jeni me fat që këtu keni Niko Peleshin. Ai ka vizionin që i duhet Korçës për ta rilindur. Ky qytet është i gatshëm për të filluar nga puna pas datës 23 qershor. Ne do restaurojmë pazarin e vjetër dhe krahas festës ndërkombëtare të birrës do organizojmë aktivitete të tjera”, u shpreh Rama.
(e.m/BalkanWeb)