Krize ne SHBA. Buxheti rrezikon qeverine

Një dramë politike shpalost ne Washington, ku mosmarrëveshjet për buxhetin e 2011 mund të rezultojnë në bllokim të qeverisë federale. Negociatat vazhdojnë në kongresin amerikan në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi nivelet e shpenzimeve për buxhetin e qeverisë federale për vitin 2011.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner thotë se nuk arriti një marrëveshje gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama. Më pas, bisedimet mes ligjvënësit Boehner dhe udhëheqësit të shumicës në Senat, demokratit Harry Reid, u përshkruan si produktive, por pa arritur ndonjë mirëkuptim. Marrëveshja e përkohshme për financimin e qeverisë amerikane skadon në fund të javës. Nëse Kongresi nuk bie dakord për buxhetin, atëherë do të ketë një bllokim të pjesshëm të funksionimit të qeverisë nga i cili do të preken miliona amerikanë.
Ligjvënësit kanë debatuar prej disa muajsh buxhetin e këtij viti të qeverisë federale, me republikanët që kërkojnë shkurtime të mëdha në programet e brendshme me të cilat krenohen demokratët, përfshi disa programe sociale për të varfrit dhe të moshuarit si dhe shkurtime për ndihmat financiare për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta.
Presidenti Obama u shpreh se demokratët i kanë plotësuar kërkesat e republikanëve për shkurtimin e shpenzimeve dhe se ligjvënësit republikanë nuk duhet të lënë ideologjinë të bëhet pengesë për mënjanimin e bllokimit të pjesshëm të qeverisë çfarë mund të sjellë probleme për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Do të ishte e pafalshme për ne tw mos arrijmw të mbarojmw punën e vitit të kaluar. Ne po merremi me një buxhet që mund të ishte përfunduar tre muaj më parë apo dy muaj më pare. Jemi kaq pranë si rezultat i politikave” tha Obama.
Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi një buxhet me 60 miliard dollarë shkurtime, por dështoi të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët. Disa republikanë konservatorë për shpenzimet buxhetore që i përkasin lëvizjes Tea Party po hedhin poshtë çdo lloj kompromisi për shkurtimin e shpenzimeve.
Delina Bitraku