Porosit një prostitutë në hotel, i vjen e bija
Share
Një burri të martuar, që kishte porositur një prostitutë në një dhomë hoteli, i ra të fikët kur pa se në dhomë i erdhi e bija.
Titus Nkube nga Zimbabve tha se ishte aq i shokuar kur pa të bijën tek dera, sa i ra të fikët. Vajza 20 vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u mërzit aq shumë sa u largua nga hoteli me lot në sy.
Nkube tha se kishte probleme martesore ndaj kishte vendosur të gjente rehati në një dhomë hoteli me një prostitutë.
Vajza ime tani nuk e bën atë që ka bërë dhe do nisë shkollën, tha Nkube. Kurse gruaja e tij deklaroi se po të mos kishte qenë puna për fëmijët, ajo do ishte divorcuar prej kohësh me të.