Kroaci - Pollozhani, gol nga 17 metra Siç raportojnë mediat kroate futbollisti shqiptar ka shënuar gol nga një pozitë prej 17 metra, duke mposhtur portierin e Zagrebit.

Reshat Ibrahimi - Artim Pollozhani ka shënuar golin e tij të parë për skuadrën e Croatia Sesvete në ndeshjen kundër Zagrebit, në kuadër të javës së 20 të futbollit kroat. Siç raportojnë mediat kroate futbollisti shqiptar ka shënuar gol nga një pozitë prej 17 metra, duke mposhtur portierin e Zagrebit. Mirëpo në fund të takimit skuadra e tij ka humbur me rezultat 4-1. Kjo është disfata e dytë e Croacia Sesvete në dy javët e para të kampionatit kroat të futbollit.
* Pollozhani ne foto kur luante per Dinamo ne Shqiperi
E Hene, 02 Mars 2009