Liga e dytë, java e 16-të. Derbi pa gola Derbi i Ligës së dytë të Maqedonisë në futboll i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Sllogës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Reshat Ibrahimi (Shkup)- Derbi i Ligës së dytë të Maqedonisë në futboll i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Sllogës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. “Barazimin nuk mund ta konsiderojmë si rezultat pozitiv. Ne kishim iniciativë gjatë takimit, por krijuam pak raste për gol. Dhe për këtë them se nuk e merituam fitoren. Slloga ishte tepër e orientuar në mbrojtje dhe me kundërsulme përpiqej të na ndëshkojë. Në 35 minutat e fundit e aktivizova edhe Halimin, prania e të cilët do të thotë shumë për ekipin tonë, mirëpo ai nuk ishte sa duhet i përgatitur dhe përveç asaj ishte pak i sëmurë nga gripi. Mund të them se Slloga me meritë e fitoi pikën”, deklaroi Stratev.
Në anën tjetër trajneri i “pëllumbave” nga Çairi, Mensur Nexhipi ka pohuar se Slloga ka mundur të rrëmbej edhe të tri pikët. “Shkëndijës i jemi kundërvër mjaftë mirë. Ishim të barabartë, madje mund të them se patëm dy raste shumë të mira, të cilat nuk i konkretizuam. Hasani, Xheladini, Guxhufi dhe Sulejmani huqën rastet e shkëlqyeshme Marrë në përgjithësi mendoj se barazimi ishte epilog më real i këtij takimi”, tha Nexhipi, i cili falënderoi Shkëndijën për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar, ndërkohë që falënderoi edhe tifozët Shvercerat për mbështetjen e dhënë në ndeshjen derbi.
Rezultatet:
Bregallnica – Lokomotiva 1-0
Maxhari – Bellasica 1-1
Skopje - Novaci 1-0
Shkëndija – Slloga J. 0-0
Vardar - Teteks 0-2
Ohrid - Kozhuf 0-1
Miravci – Cementarnica 3-0
N. Milenium – Drita (s’është luajtur)
E Hene, 02 Mars 2009