Kroaci- Gjendet nje bombe tjeter e luftes se dyte boterore ne mes te Zagrebit
Punëtorët e një kantieri ndërtimesh, i vendosur në mes të Zagrebit zbuluan një bombë avioni rreth 250 kilogramë, e treta që prej dhjetorit, e hedhur mbi kryeqytetin kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftuan sot burime policore. Bomba u gjet dje gjatë punimeve për tarracimin e ambientit, në mes të një lagjeje të banuar. Aktiviteti i kantierit u pezullua për t'u mundësuar trupave të xhenjos të merrnin bombën për ta shpërthyer diku gjetkë, sipas një komunikate të policisë. Sipas të dhënave të shtypura mbi bombë, me gjatësi rreth një metër, është fjala për një predhë të hedhur nga trupat aleate që bombarduan Zagrebin nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, i cili kontrollohej në atë kohë nga regjimi pronazist kroat.