E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier- Policia ne pranga dy punonjes të komunës Frakull në Fier

Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, në kuadër të operacionit të koduar "Frakulla", realizuan ndalimin e shtetasve Alket Rushi,  34 vjeç dhe Izet Aliaj, 50 vjeç, punonjës në  komunën Frakull,  ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person  për veprat penale, "shpërdorim të deryrës"  e kryer në bashkëpunim  dhe "falsifikim të dokumenteve".
Policia e Shtetit bëri të ditur se 34 vjeçari Rushi, me detyrë llogaritar në  komunën Frakull dhe 50 vjeçari Aliaj, me detyrë arkëtar, dyshohet se kanë vjedhur në bashkëpunim shumën e 8.7 milionë lekëve të reja, duke falsifikuar listat e shtetasve që do të dëmshpërbleheshin për tokën nga Ujësjellës- Kanalizime sh.a, toka të cilat janë prekur nga ndërtimi i ujësjellësit të këtij fshati

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›