Fier: Kërkohej si autor i vrasjes së bashkëatdhetarit në Athinë, arrestohet
Policia e Fierit arrestoi pak para mesnatës së kaluar një 43 vjeçar nga rrethi i Mallakastrës, i cili kërkohej prej gati një viti si autor i vrasjes së bashkëatdhetarit të tij në kryeqytetin grek, Athinë. Bardhyl (Leonidha) Koçiu, lindur në fshatin Hekal të Mallakastrës, u arrestua rreth orës 23:30 të ditës së djeshme nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim".
Të njëjtat burime thanë se 43 vjeçari Koçiu akuzohet të ketë vrarë në 31 maj të vitit të kaluar, në bashkëpunim me persona të tjerë, bashkëatdhetarin Thoma Ndini. Ngjarja, sipas burimeve, ndodhi në një lokal të kryeqytetit grek.