Ballack: Blutë janë të etur për sukses
Mesfushori gjerman Michael Ballack, thotë se futbollistët e Çelsit janë të etur për sukses dhe se në sezonin e ardhshëm do të përpiqen ta rikthejnë titullin e Premier League dhe të triumfojnë edhe në Ligën e Kampionëve.
Menaxheri i ri i Çelsit, Karlo Ancelotti, sot edhe zyrtarisht i filloi përgatitjet me futbollistët e Chelseat. Në një intervistë për televizionin e klubit, Ballack thotë se blutë do ta fillojnë sezonin e ri të etur për sukses. "Duhet të përqendrohemi sërish në të. Jemi të etur për ta rikthyer titullin. Po ashtu kemi synime të larta edhe në Evropë, pasi kjo është ajo që të gjithë ne dëshirojmë ta realizojmë. Çelsi është ekip i madh me lojtarë të mëdhenj të cilët luajnë edhe në kombëtaret e tyre dhe të gjithë dëshirojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve", ka thënë gjermani.