Kriza për buxhetin rrëzon qeverinë holandeze

Kabineti i tij u fut në krizë kur Lideri populist i PVV-së, Gert Uilders, u largua nga bisedimet për shkurtimin e buxhetit vjetor me 16 miliardë euro. Uilders refuzoi të pranonte shkurtimet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të stabilizuar buxhetin e vendit.
Partia e Uildersit nuk ishte pjesë e koalicionit qeverisës dhe nuk kishte ministra në kabinet porse deputetët e tij mbështesnin qeverinë në minorancë. Transmetuesi holandez “Nos” tha se Rute kaloi pothuajse dy orë në pallatin mbretëror mesditën e së hënës, ku ai zyrtarisht dorëzoi dorëheqjen e qeverisë.
Pasi ai u largua nga pallati, qeveria njoftoi me anë të një komunikate se Mbretëresha u kishte “kërkuar të gjithë ministrave dhe zv/ministrave që të bënin gjithçka që është në interes të Holandës”.
Qeveria e Rutes pati një jetëgjatësi prej vetëm 588 ditësh. Agjencia e lajmeve “ANP” sqaron se që prej Luftës II Botërore, vetëm tri administrate të tjera kanë qenë në pushtet për një kohë të shkurtër.
Kryeministri do i adresohet parlamentit holandez pasdrekën e së martë, teksa më pas do të zhvillohet një debat parlamentar mbi krizën politike. Një pikë kyçe për të cilën pritet të diskutohet është nëse zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen para apo pas verës. Shumë nga partitë kryesore kërkojnë që zgjedhjet të zhvillohen në muajin qershor.
Analistët paralajmërojnë që kriza politikë në vend do të prodhojë edhe probleme të mëtejshme ekonomike për Holandën. Aktualisht Holanda ka vlerësohet me AAA nga agjencitë e ratingut çka do të thotë se kredidhënia ndaj saj është e sigurt, porse me krizën politike ratingu i Holandës mund të zhvleftësohet.
Kështu, Holanda do ta ketë më të vështirë të marrë kredi, dhe ato që do t’i marrë do ti sigurojë me pagesë më të lartë nga çi ka siguruar më parë.
/Start/F. Prroni/
2012-04-23 21:00