Kroaci: Shpallen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale
Kandidati i opozitës Social Demokratike Ivo Josipoviç mori shumicën votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci dhe do të ndeshet me kandidatin e pavarur Milan Bandiç në balotazhin që do të mbahet më 10 janar. Rezultatet zyrtare nga komisioni shtetëror elektoral i Kroacisë që u publikuan sot tregojnë se zoti Josipoviç, profesor i drejtësisë dhe i muzikës mori 32,4 përqindë të votave. Zoti Bandiç, kryetar i bashkisë së Zagrebit po ashtu social demokrat mori 14,8 përqind të votave. Kandidati i partisë konservative në pushtet doli i treti me vetëm 12 përqind të votave, gjë që pasqyron pakënaqësinë e votuesve me problemet ekonomike dhe nivelin e lartë të korrupsionit. Zoti Josipoviç dhe zoti Bandiç kanë premtuar se do të mbështesin kandidaturën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces i cili shpresohet të përfundoj në vitin 2012. //fg//