E Diel, 1 Nëntor 2026

60 persona "ngujohen" në Bashkinë e Patosit, kërkojnë ndihmën ekonomike

60 persona janë "ngujuar" pasditen e sotme në Bashkinë e Patosit. Sipas informacioneve personat janë futur në sallën e mbledhjeve në këtë bashki duke kërcënuar se nuk do të largohen pa marrë ndihmën ekonomike.
Mësohet se "të ngujuarit" janë përfaqësues të 800 familjeve në nevojë që kërkojnë ndihmën ekonomike pasi kjo ndihmë iu është vonuar.
Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe zyrtarë të kësaj bashkie duke theksuar se fondi i qeverisë për familjet në nevojë ekonomoke nuk është akorduar ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›