E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndjek situatën e krijuar nga përmbytjet

TIRANE- Kryeministri Berisha nëpërmjet një njoftimi për shtyp publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë deklaron se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga rreshjet në disa zona të vendit. Kryeministri ka urdhëruar Ministrin e Brendshëm që të dërgojë drejt zonave të rrezikuara emergjencën civile, si dhe Ministrin e Mbrojtjes për dërgimin në këto zona të reparteve të Xhenjos.Kryeministri ka kërkuar gjithashtu, thuhet në këtë njoftim edhe hartimin e planeve për evakuimin e banorëve në rast nevoje.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›