E Diel, 1 Nëntor 2026

Të drejtat në paraburgim, raportohen keqtrajtime fizike dhe pzikologjike

Në sistemin shqiptar të paraburgimit nuk ka raste torturash, por janë raportuar një numër denoncimesh keqtrajtimi fizik dhe psikologjik në mënyrë të veçantë në paraburgimet e Shkodrës, Korçës dhe Tepelenës, u shpreh Marta Onorato drejtoresha e Institutit Europian në Tiranë. Po ashtu janë konstatuar edhe probleme materiale megjithëse ka përmirësime. Në shumë institucione ka probleme me ventilimin e ajrit, mungesë shtretërish si dhe mungesë uji.
Një tjetër problem që u konstatua ishte dhe mungesa e ndihmës mjekësore e cila vinte si rezultat i mungesës e cila vinte si rezultat i mungesës së personelit mjekësor.
Këto konstatime u bënë prej Institutit Europian në Shqipëri në kuadër të projektit 2 vjeçar "Përmirësimi i Sistemit të Paraburgimit në Shqipëri".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›