E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, arrestoheti dënuari për vrasjene Zoran Xhinxhic

ZAGREB- është arrestuar një prej të dënuarve për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç. Arrestimi i Sretko Kalinic është konfirmuar nga ministri i Brendshëm serb Ivica Dadic, i cili shtoi se për këtë arrestim kanë bashkëpunuar ngushtë policia serbe me atë kroate. Sipas tij ky bashkëpunim vepron prej kohësh për të arrestuar anëtarët e bandës mafioze Zemun të cilët janë ende në liri. Grupi i Zemuni planifikoi dhe realizoi atentatin ndaj kryeministrit serb në 2003.

Një ditë më parë Sretko Kalinic ishte qëlluar me armë në mes të ditës në një lagje periferike të Zagrebit. Policia serbe konfirmon se ka qenë Milos Simovic një tjetër anëtar I klanit të Zemunitm, dhe ky i akuzuar për vrasjen e Zoran Xhinxhiç i cili ka qëlluar ndaj Kalinic pas një konflikti mes tyre. Ministri Dadic tha se i kërkuari është arrestuar dhe dërguar menjëherë në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa është shpallur në kërkim Simovic.

Kreu i policisë serbe thotë se shpreson që ekstradimi i Kalinic në Serbi të ndodhte shpejt, duke pretenduar se kjo është në interes të dy shteteve.

Si Kalinic dhe Simovic janë anëtarë të klanit të Zemunit dhe të dy janë gjykuar dhe dënuar në mungesë nga gjykata e Beogradit mbi vrasjen e kryeministrit të parë demokrat serb në mars të 2003. Në maj të 2007 Kalinic u dënua me 35 vjet burg por më pas dënimi i tij u ul 30 vjet. Simovic u dënua me 30 vjet burg.
Ndërsa Milorad Ulemek, personi i cili ka qëlluar mbi kryeministrin Xhinxhic është dënuar me 40 vjet burg.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›