E Shtunë, 31 Tetor 2026

U vetëhodh nga ballkoni, arrestohet i dashuri i viktimës

TIRANE-Fraleta Trataraj, gruaja 44 vjecare që humbi jetën dy ditë më parë, pasi ra nga kati I nëntë I një pallati tek zona e “21 Dhjetorit”, ka patur si nxitës dhunën psikologjike të ushtruar nga i dashuri i saj, Fatmir Frisku. Konfirmimi vjen nga policia e Tiranes, efektivët e drejtorisë së të cilës kanë arrestuar 33-vjecarin nën akuzën e shkaktimi të vetëvrasjes.
Urdhri i ndalimi është ekzekutuar orët e vona të mbremjes së djeshme ndërkohë qe burime policore thanë për Gazetën Shqiptare, se Fatmir Prisku, ishte shoqëruar 3-4 orë pas ngjarjes, si i dyshuar, pasi kishte informacione se kishte qenë në shtëpinë e Tartarajt edhe në momentin që ajo u vetëhodh nga ballkoni i katit të 9 të pallatit.
Sipas policisë, Tartaraj ishte grindur me Priskun në shtëpi dhe 44-vjeçarja dyshohet që të ketë rënë në një depresion të momentit dhe për këtë fakt dhe të jete drejtuar dhe hedhur nga ballkoni.
Por, ndërkohë përjashtohet mundësia e një hedhjeje apo vrasjeje të saj nga vetë Prisku.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›