E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, autoritetet ngrijnë pasuritë e Sanader

ZAGREB- Organet kompetente kroate kanë ngrirë pronën me vlerë katër milionë euro, që i përket ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, i cili pas arrestimit në
dhjetor të vitit të kaluar, me akuzën për korrupsion, gjendet në paraburgim në Austri.
Gazeta e Zagrebit "Jutarnji list" shkruan se Sanaderit i është ngrirë prona me vlerë 29 milionë kuna apo 3,94 milionë euro.
Gazeta shtoi se zyra kroate për shkatërrimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar edhe më tej në mënyrë intensive po zhvillon hetime për zbulimin e pronave të tjera të ish-kryeministrit duke marrë në konsideratë edhe llogaritë e tij bankare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›