E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski: Gatitë vazhdojmëdialogun me Greqinë

NJU JORK- Maqedonia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Greqinë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe i jep mbështetje të plotë procesit që zhvillohet me ndërmjetësim të OKB-së, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski në takimin e sotëm në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore Ban Ki-Mun.

Në takimin në selinë e OKB-së, siç informoi MPJ-ja, Milloshoski e ka prezantuar edhe dimensionin juridik ndërkombëtar të rastit të Maqedonisë dhe Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Bëhet fjalë edhe për kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Këshillin për të drejtat e njeriut për periudhën të vitit 2013-2016. Në këtë kontekst ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme theksoi në dosjen e pasur të respektimit të minoritarëve dhe të drejtave të njeriut që Maqedonia i ka arritur në 20 vitet e kaluara.
(mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›