E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, merrflakë avioni i nisurnga Tirana

KROACI- Mediat kroate deklarojnë se një avion i nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit në Tiranë është aksidentuar gjatë uljes në aeroportin Brac të Kroacisë. Sipas shtypit Qendra e Splitit ka marrë thirrjen e urgjencës rreth orës 16.56 minuta nga avioni Cesna 550 qe njoftonte për vështirësi në ulje në aeroportin e Bracit. Si pasojë e vështirsive në ulje, avioni tip charter ka dalë nga pista, duke marrë edhe flakë.

Për të shuar avionin në flakë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e ndihmës së shpejtë, ndërsa avioni është djegur pjesërisht.

Mediat kroate bëjnë me dije se avioni ishte në pronësi të kompanise "Princ Aviation" dhe bëhet fjalë për një biznes të klasit të mesëm. Gjithashtu theksohet se në avion ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit si dhe dy pasagjerë, që për fat të mirë kanë mundur ti shpëtojnë në kohë plagosjes.

Ndërkaq njoftohet se është ngritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të avionit që do të përshkonte linjën Tiranë –Brac. Ndërsa nga aeroporti i Rinasit nuk ka ende asnjë konfirmim për ngjarjen. (në foto pista e aeroportit Brac)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›