E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, kontaktime energjinë, vdes27-vjecari

RUBIK- Një 27-vjecar ka humbur jetën ndërsa një 70-vjecar ka mbetur i lënduar teksa tentonin të riparonin një lavatrice inertesh. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa viktima Artan Guri dhe Ndue Ndreca po riparonin transformatorin e lavatrices i cili kishte pësuar një defekt.

Por kontakti me energjinë elektrike i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 27-vjecarit ndërsa 70-vjecari ka mbetur i lënduar në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë nisur hetimet për qartësimin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin ushtarak ku vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›