E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, protestojnëbanorët e Dukatit përcertifikata pronësie

VLORë- Banorët e fshatit Dukat kanë qenë protagonistë të protestës paraditen e së enjtes në Orikum. Rreth 400 banorë kanë protestuar në rrugët e Orikumit me pankarta në duar ku shkruhej se Dukati është i dukatësve, përmes së cilave kërkojnë përcaktimin e kufinjve historik e gjeografik të fshatit dhë dhënien e certifikatave të pronësisë për tokat e të parëve. Ndër kërkesat e tyre ishte dhe heqja e postobllokut në Karaburun, që sipas banorëve është pjesë e historisë të parëve të tyre.

Në protestën e tyre banorët e fshatit Dukat kanë ngritur një tjetër shqetësim, atë për vendin ku flitet se do të ndërtohet një nënstacionin për prodhimin e energjisë përmes mullinjve të erës.

Protesta vjen pas mbledhjes së kuvendin të madh të Dukatit, ku u vendos që këta banorë do të fillonin përpjekje për të realizuar kërkesat e tyre. Në të kundërt paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›