E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti i Shkodrësme sistem të riadresash

SHKODëR- Përfundimi i sistemit të adresave në qytetin e Shkodrës, nga ana e institucionit të bashkisë pret vetëm përmbylljen e procedurave të Bankës Botërore, që të jetë eficent. Sipas të gjitha gjasave pas pak javësh pritet të bëhet finalizimi i kësaj pune. Ky institucion do të merret me ndërtimin e tabelave të qytetit, të cilat janë rreth 23 mijë, sipas emërtimeve të dorëzuara nga bashkia, e cila më pas do të ketë detyrën e vendosjes së tyre në vendet përkatëse.

Me sistemin e ri të adresave qyteti i Shkodrës është ndarë në 5 rajone dhe tituj rrugësh. Pas këtij procesi nis një fazë e re, e cila do të përfshijë edhe qytetarët ku këta të fundit do të bëjnë plotësimin e formularit, i cili specifikon të dhënat e banesës dhe qëndrimit të tij në rrethin e Shkodrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›