E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, një autobus me nxënës del nga rruga, 15 plagosen

ZAGREB- Një autobus plot me fëmijë që ishin nisur në një shëtitje sot në mëngjes ka dalë nga autostrada në Karllovc, lajmërojnë mediat kroate.

Sipas informatacioneve të para, në autobus kanë udhëtuar 52 fëmijë, prej të në spital përfunduan 25, nga ku 15 janë plagosur më rëndë.

Mësohet se fëmijët janë nxënës të klasës së shtatë dhe ishin nishur në shëtitje në qytetin bregdetare Biograd.

Policia në vëndgjarje nuk bën të ditur për viktima por është përqëndruar në rrethanat sipas të cilave mund të ketë ndodhur ngjarja.

(d.b/Makfax/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›