Morati: Leonardo, më i zgjuar se Benitez
MILANO- Leonardo ka një personalitet të tillë që nuk do të influencohet nga kujtimi i Murinjos. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga presidenti i Interit Masimo Morati në lidhje me teknikun e ri të zikaltërve. Në një intervistë të tij për gazetën “La Stampa”, kreu i klubit kampion Evrope i ka thurur elozhe Leonardos, ndërsa ka bërë të ditur disa nga problemet e Benitez.
Rafa fliste shpesh për Murinjon, ndoshta për t’u justifikuar, - ka thënë Morati. – Për Leonardon mund të them se më pëlqen shumë inteligjenca e tij. Është një faktor që e lehtëson kënaqësinë e punës së bashku. Misioni i tij është të udhëheqë një skuadër, që ka nevojë të rigjejë shpirtin e saj, besimin dhe pasionin për rezultatet”. Sipas Moratit është kjo arsyeja përse ai besoi te Leonardo dhe jo për shkaqe rivaliteti me Milanin.
“Nuk ndjej asnjë kënaqësi t’u shkaktoj probleme të tjerëve”, tha ai. Në lidhje me shkarkimin e Benitez. “Atij nuk i ka munguar kurrë mbështetja, por rezultatet nuk po vinin. Rimendova madje edhe fjalët e mia pas një humbjeje dhe prandaj e kam mbështetur gjithnjë. Faji i Benitez? Një pjesë të fajit e kishte edhe ai që infermieria ishte gjithnjë plot”, shtoi Morati.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)