E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, pregatitjet e fundit për referendumin e janarit

Kroacia është në fazën pregaditore për referendumin për anëtarësim në BE, i cili do të mbahet në janar.

Në një deklaratë të tij kryeministri Zoran Millanoviç e ka cilësuar anëtarësimin si “vendim të shekullit” për shtetin e tij.

“Është një vendim milleniumi për Kroacinë dhe qeveria e mbështet atë”, ka thënë Millanoviç, në seancën e parë të kabinetit qeveritar të qendrës së majtë, e cila u betua gjatë javës së kaluar.

Ndër të tjera Millanoviç vuri theksin se referendum, i pari që nga viti 1991, kur Kroacia shpalli pavarësinë nga ish republika Jugosllave, do të duhet të përgatitet në mënyrë shembullore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›