E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, shpërthim në rafinerinë e naftës

ZAGREB- Një zjarr i madh shpërtheu sot në rafinerinë e naftës ''INA'' në qytetin kroat, Sisak, 57 kilometra në juglindje të Zagrebit, njoftuan burime të ndryshme.

Zjarri filloi nga tubacionet që lidhin instalimet elektrike me rafinerinë, ndërsa zjarrfikësit
menjëherë arritën në vendin e incidentit. Ata ende po tentojnë lokalizimin e një ''stuhie zjarri''.

''Tani për tani nuk ka informacione për viktima dhe të plagosur si dhe për ndikimin e zjarrit ndaj mjedisit'', thanë nga kompania kroate e naftës ''INA''.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›