E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ numeroi perseri vota nga kutite e njesise bashkiake kater

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi sot numerimin e votave te kontestuara sipas vendimit te Kolegjit Zgjedhor nga njesia bashkiake numer kater per zgjedhjet vendore te kryeqytetit. Vezhgues te dy partive nepunes te administrates dhe komisionere te KQZ kaluan neper duar kutite e njesise kater here pas here mes tensionesh qe sollen edhe perjashtimin nga numerimi te nje vezhgueseje socialiste qe iu terhoq vemendja per grindje me koleget gjate punes dhe per demtim te nje kutie. Madje perjashtimi i saj nga procesi u be me vendim te KQZ me votim 4 me 2. 

Perfaqesuesit e Partise Socialiste protestuan edhe sot per mosperputhje te kodeve mbyllese neper kutite e votimit per mosperputhje te numrave neper procesverbale. Po ashtu ata thane se ne ndonje rast mungojne zarfet me fletet e pavlefshme madje edhe vete procesverbalet neper kutite e votimit. Te gjitha keto sipas tyre e bejne te paligjshem kete numerim. Por zyrtare te KQZ deklaruan se nuk behet fjale per ndryshim kodesh sepse sistemi numerik i sigurise se kutive eshte mjaft i sigurte dhe se procesi i rishikimit te materialeve zgjedhore po behet sipas vendimit te Kolegjit Zgjedhor qe ka karakter urdherues per komisioneret. 

Parashikimet nga KQZ jane qe mund te rishikohen materialet zgjedhore nga 2 njesi bashkiake ne dite gje qe do te thote se procesi do te vazhdoje te pakten edhe kete jave sepse jane 11 njesi bashkiake. Nga te dhenat e deritanishme te dy kandidatet per kryetar bashkie ne Tirane po marrin vota shtese nga fletet e hedhura ne kutine me ngjyren e gabuar por kandidati Lulezim Basha kryeson deri tani me 78 vota ndaj kandidatit Edi Rama.

Numerimi i ketyre kutive u kerkua me vendim nga Kolegji Zgjedhor per ti trajtuar te gjitha kutite e votimit ne menyre te barabarte. Partia Socialiste e opozites e kundershtoi kete numerim shtese ashtu si kundershtoi edhe numerimet e meparshmet edhe pse Kolegji Zgjedhor i shpalli ligjerisht te sakta veprimet e KQZ per te vleresuar votat e kontestuara. Zgjedhjet vendore u mbajten ne 8 maj por edhe pse kane kaluar nje muaj e gjysem ende nuk ka nje fitues zyrtar per bashkine e Tiranes. Partite politike dhe KQZ po replikojne gjate per ligjshmerine e procedurave te numerimit dhe disa here jane ankuar Kolegjin Zgjedhor.

Zgjedhjet vendore u vleresuan nga opozita socialiste si nje test i rendesishem politik per perkrahjen qe ajo gezon ne popull. Si pozita edhe opozita i lexon ndryshe rezultatet e zgjedhjeve vendore ne shkalle kombetare te dyja thone se kane fituar here me numra e here me territore administrative por forumet e tyre drejtuese ende nuk e kane thene as ato fjalen e fundit derisa presin mbylljen e procesit numerues per kryeqytetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›