Tirana, KQZ numëron fletët e Njësisë 5, Ristani përjashton vëzhguesin PS
TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor përfundoi sot në mesditë numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara në 43 qenda votimi të KZAZ Nr 48, që i përket njësisë nr 4, ndërkohë që pasdite nisi rinumërimin për KZAZ 49 që i përket njësinë nr. 5. Gjatë numërimit ka pasur debate mes kryetarit të KQZ-së Ristani dhe një vëzhguesi socialist, i cili edhe u përjashtua. Në avantazh vazhdon të jetë kandidati i djathtë Lulzim Basha.
KQZ filloi të shtunën procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës kryeson ndaj kreut socialist Edi Rama.
PËRFUNDON NUMËRIMI NË NJËSINË 5, BASHA 82 VOTA PARA
Ora 20:52 KQZ ka përfunduar numërimin e flletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Ku rezulton se kandidati i #Aleanca për Qytetarin# Lulzim Basha vijon avantazihin me 82 vota më shumë. KQZ do të vijojë sërish nesër paradite në orën 10:00 numërimin e fletëve për njësinë 6.
NUMËROHET KUTIA 18/45, 2 VOTA BASHA
Ora 20:50 - Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisë 18/45 3 fletë votimi te hedhura gabim, dy prej te cilave jane për kryetar bashkie. Keto fletë i përkasin kandidatit të PD-së Lulzim Basha.
KQZ PËRJASHTON KOMISIONERIN E PS
ORA 20:31 KQZ ka përjashtuar një komisioner të PS-së Altin Gjinio nga salla ku po vijon numërimi i fletëve të hedhura gabim. Sipas kryetarit Ristani komisioneri i PS është treguar i pasjellshëm. Komisioneri i PS dhe Ristani kane debauar ndemjet tyre, menjëherë pas këtij debati kreu i KQZ ka kërkuar lërgimin e Altin Gjinos nga salla ku po vijon numërimi.
“Detyra juaj është vetëm fletët në kutinë e gabuar. Po tregon mungesë respekti, nuk mund të jesh më numërues në atë tavolinë. Me atë gjuhë që flet duhet të largohet. Dil perjashta. Altin Gjino largohet. Nu merrem unë me rrugacët që sillni ju këtu, dil përjashta me të gjithë rrugacët që ke aty”,- tha Ristani.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i përfaqësuesve ligjor të PS të vcilët kanë kontestuar përjashtimin e komisionerit të tyre.
Gjoncaj: “U bë rasti i dytë që përjashtoni komisionerët e PS. Nuk e di sa korrekt jeni me ligjin. Është më ndershme të thoni nuk ju duam këtu e të vijoni maskaradën se sa të na mbani këtu.
Ristani: Do përjashtoj cdo të pasjellshëm. Vëzhguesit të rrinë në bazë të ligjit.
Kosovrasti: Gjoncaj mos u keqkuptoni unë kërkova që vëzhguesi të mos tejkalojë atë që kërkon Komisioni Zgjedhor, ndaj të jemi korrekt.
KQZ, VIJON NUMERIMI, BASHA NE AVANTAZH
Ora 20:23 KQZ vijon numërimin e fletëve të hedhura gabim në njësinë nr. 5. Nga rezultatet të cilat kanë 8 grupet e improvizuara të numërimit në njësinë 5, 4 vota shkojnë për kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 3 vota për kandidatin socialist Edi Rama. Basha vijon avantazhin me 79 vota.
NUMËROHET KUTIA 18/52, 1 VOTË BASHA
Ora 19:17- Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisë 18/52 1 fletë votimi e hedhur gabim, për kryetar bashkie. Kjo fletë i përket kandidatit të PD-së Lulzim Basha.
NUMËROHET KUTIA 18/55, 1 VOTË RAMA
Ora 19:09- Vazhdon numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisë 18/55 janë gjetur 6 fletë të hedhura gabim, një prej të cilave është për kryetar bashkie. Kjo fletë i përket kandidatit të PS-së Edi Rama.
KQZ, HAPET KUTIA 18/30, 1 VOTA RAMA, 1 BASHA
Ora 18:48 - KQZ ka numëruar fletët e gjetura në kutinë 18/30, që i përkasin KZAZ. 49 nga të cilat ka rezultuarnjë votë e hedhur gabim për në favor të kandidatin të PS Edi Rama dhe një për kandidatin e PD lulzim Basha.
BASHA 78 VOTA PARA
Ora 18:32- KQZ ka numëruar aktualisht pesë kuti që i përkasin KZAZ. 49 nga të cilat ka rezultuar vetëm një votë e hedhur gabim për kryetar bashkie. Kjo votë i përkiste kandidatit Lulzim Basha dhe u gjet në kutinë me nr. 18/36.
NIS MBLEDHJA E KQZ-së
Ora 18:19- Nis mbledhja e pasdites në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku pritet të numërohen votat e hedhura gabim për njësinë bashkiake nr. 5. Mësohet se kutitë që do të numërohen i përkasin KZAZ 49 dhe janë 230 të tilla. Aktualisht ka përfunduar numërimi në 4 njësi bashkiake, prej të cilave 53 vota kanë shkuar për kandidatin Lulzim Basha dhe 53 për Edi Ramën.
KQZ: PËRFUNDON NUMËRIMIN E VOTAVE NË KZAZ 48
ORA 16: 00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi sot në mesditë, numërimin e votave të kontestuara në njësinë bashkiake nr. 4, të KZAZ-së numër 48 në Tiranë. Në këtë njësi, pas hapjes së rreth 160 kutive rezultuan një numër i barabartë fletësh të hedhura gabimisht, respektivisht 53 vota për kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 53 vota për rivalin e tij, kandidatin socialist Edi Rama. Me këtë rezultat, Basha vazhdon të kryesojë ndaj Ramës me 78 vota.
Pasdite procesi i numerimit te votave do të rifillojë në ora 18:00, me hapjen e kutive të KZAZ-së nr. 49, njësia 5.
VAZHDON NUMERIMI I KUTIVE TE NJESINE 4
Ora 14.00 Në KQZ vazhdon numërimi i fletëve të votimit në kutitë e gabuara në 43 qenda votimi të KZAZ Nr 48, që i përket njësisë nr 4. Nga të dhënat paraprake mësohet se Basha është në avantazh me 82 vota.
Ora 12: 59 Në një kuti të KZAZ 48 janë zbuluar 91 vota të hedhura gabim, raporton NEWS24.
PS, GJONCAJ: PROCESI NE KQZ I MANIPULUAR
Ora 12: 32 Përfaqësuesi ligjor I PS-së Genc Gjoncaj e quajti “të paligjshëm, të manipuluar dhe të parapërgatitur nga KQZ” procesin e rinumërimit të fletëve të hedhura gabim, që po zhvillohet në KQZ. “Në kuti mungonte zarfi i fletëve të pavlefshme, fletët e votimit fluturojnë nga një kuti në tjetrën.. Kodet nuk korrespondojnë me kodet e mbyllura nga grupet e numërimit… këto bëjnë që ky proces të jetë tejet i manipuluar, i parapërgatirur nga KQZ dhe i paligjshëm"-deklaroi Gjoncaj në një prononcim për median.
NIS NUMERIMI I KUTIVE NE NJESINE 4, SHKARKOHET VEZHGUESJA PS
Ora 12.08 Numërimi i kutive të njësisë nr 4 nisi me tension mes kreut të KQZ-së, Arben Ristani dhe vëzhguesve të hapjes së kutive. Ristani kërkoi shkarkimin e një vëzhguese socialiste pasi kishte lexuar kodet gabim, ndërkohë që lexoheshin kodet e një kutie ajo kishte marrë një kuti tjetër. Me votim 4 me 2 KQZ urdhëroi shkarkimin e vëzhgueses Anila Çobani dhe i dha kohë PS-së që deri në orën 13:00 të caktojë një vëzhguese tjetër. Numërimi në këtë grup numërimi ku ndodhej vëzhguesja PS, u ndërpre deri në orën 13:00.
PRITET TE NISE NUMERIMI, OLLI: KODET E KUTIVE TE SAKTA
Ora 11: 36 Në KQZ pritet të nisë procesi i hapjes së kutive. NEWS24 raporton se tashmë kutitë e KZAZ nr 48 tashmë kanë mbërritur brenda këtij institucioni dhe pas pak pritet të nisë numërimi.
Ndërkohë që në një prononcim për median zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli hodhi poshtë akuzat e ngritura nga PS se kodet e sigurisë së kutive të votimit nuk rakordojnë me ato që po hap Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "Kodet e kutive janë të sakta“ – nënvizoi Olli duke shtuar se „"Eshte e pamundur të preket.....Nuk ka pasur asnjë ankimim për mospërputhje kodesh“. Olli deklaroi se "nëse do të kishte mospërputhje të kodeve atëherë subjektet politike do kishin bërë ankimim, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur".
"Kodi i 5-të i sigurisë, është një kod që vendoset në komisionin e qendrës së votimit në përfundim të votimit. Dhe është pikërisht kodi i cili mbyll vendin e hyrjes së fletëve të votimit. Sigurisht të ketë pasur problematika do të thotë që kjo QV të mos jetë marrë në shqyrtim nga ana e KZAZ respektive. Por pretendimi nuk ka të bëjë me momentin e përpunimit të këtyre kutive apo QV, por pas depozitimit të tyre në magazinat në Lundër. Dhe kjo është totalisht e pamundur të ndodhë, sepse kjo bazë e materialeve zgjedhore e cila është shoqëruar me procesverbalet respektivë, vjen në KQZ nën shoqërimin e kryetarit cdo KZAZ, nënkryetarit e sekretarin që u përkasin të dy forcave politike."
Duke iu referuar debateve mes përfaqësuesve të opozitës në KQZ në lidhje me kodin 5, Olli sqaroi "Kodi i 5-të i sigurisë, është një kod që vendoset në komisionin e qendrës së votimit në përfundim të votimit. Dhe është pikërisht kodi i cili mbyll vendin e hyrjes së fletëve të votimit. Sigurisht të ketë pasur problematika do të thotë që kjo QV të mos jetë marrë në shqyrtim nga ana e KZAZ respektive. Por pretendimi nuk ka të bëjë me momentin e përpunimit të këtyre kutive apo QV, por pas depozitimit të tyre në magazinat në Lundër. Dhe kjo është totalisht e pamundur të ndodhë, sepse kjo bazë e materialeve zgjedhore e cila është shoqëruar me procesverbalet respektivë, vjen në KQZ nën shoqërimin e kryetarit cdo KZAZ, nënkryetarit e sekretarin që u përkasin të dy forcave politike. "
Përfaqësuesit ligjor të PS në KQZ pretendojnë se gjatë procesit të vlerësimit të votave të kontestuara, janë hapur kutitë me kode sigurie, që nuk përputhen me procesverbalet.
NUMEROHEN 474 KUTI; BASHA NE AVATAZH ME 76 VOTA
Ora 08:00 Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti gjithsej që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Rinumërimi nisi të shtunën e javës së kaluar me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 për të vijuar me kutitë e KZAZ-ve të tjera. KQZ njoftoi dje se do të mblidhet sot rreth orës 09:30 për të vijuar me numërimin e votave në njësinë nr 4.
Në total, KQZ-ja ka hapur deri dje 474 kuti votimi, nga të cilat 156 i përkasin njësisë bashkiake Nr.1, 201 të njësisë bashkiake nr.2 dhe 117 kuti që i përkasin njësisë bashkiake nr.3. Nga procesi i numërimit në të tre njësitë vendore, kandidati i koalicionit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha vazhdon të jetë në avantazh ndaj rivalit të tij socialist Edi Rama me 76 vota.
Nga numërimi i fletëve të votimit në njësinë bashkiake Nr.1, (me 18 qershor), ku u hapën 156 kuti votimi rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.
Në njësinë bashkiake Nr.2 (me 19 qershor) nga 201 kutitë e hapura janë gjetur 33 vota të hedhura gabim. Ndër të cilat 21 shkuan në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe 12 në favor të kandidatit socialist Edi Rama.
Në njësinë nr. 3 u hapën, (me 19 qershor), 117 kuti, ku rezultoi që kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha mori 20 vota, ndërsa Rama mori 36 vota.
Procesi i numërimit kryhet nga 8 grupe. Secili grup i numërimit është i përbërë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ- së dhe
që hap katër kutitë e të njëjtës qendër votimi.
DEBATI DJE
Debatet kanë përfshirë sallën në KQZ teksa po vijonte numërimi i votave për njësinë bashkiake numër 2. Një përfaqësuese e Partisë Socialiste në përfaqësinë e vëzhguesve u ankua se kolegu i saj nga Partia Demokratike e kërcënoi me largim nga puna personalisht atë dhe bashkëshortin e saj. "I nderuar z. Ristani, përfaqësuesi i PD-së më kërcënoi se do më largojë nga puna. Burri im është ushtarak. Çfarë janë këto kërcënime", - u shpreh ajo. "Unë nuk e kërcënova, thjesht i sugjerova si të shkruante emrin në një procesverbal sepse e ngatërroi, duhej Etleva Shkurta", - u justifikua përfaqësuesi i PD-së. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Genc Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor të PS-së në KQZ. "Z. Ristani, këtë mbledhje e drejtoni ju apo PD-ja. Duhet që KQZ-ja të drejtojë mbledhjen jo të lerë këta njërez që e quajnë veten burra të drejtojnë këtu", - u shpreh ai. Situata shkaktoi disa minuta zhurmë në sallën e KQZ-së, ndërsa Ristani kërkoi që mos shkaktohen "eksese" në këtë proces.
(s.g/e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tabaku: Ndërkombëtarët thirrje për maturi, Rama kundër PS: Po vidhet fitorja në tavolinë, S'do lejojmë të legalizohet Tirana, KQZ numerimi dje ne Njesine 2, 3 Tirana, KQZ nisi te shtunen rinumërimin