Ministrat e Financave te BE-se shtyjne vendimin per Greqine

Ministrat e Financave te Eurozones thane se Greqia duhet te miratoje reforma te rrepta ekonomike para se te marre pagesen tjeter te huase prej 12 miliard dollaresh nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Kreret europiane te financave nuk arriten te binin dakort per ti dhene pagesen e radhes Athines pas disa ore bisedimesh sot ne Luksemburg.
Ministrat e Financave te Eurozones u mblodhen sot per te dyten dite ne Luksemburg per te diskutuar krizen e borxhit grek. Ata nuk arriten te merrnin nje vendim perfundimtar mbi pjesen e huase nga paketa e ndihmave qe i nevojitet Greqise per te paguar borxhin ne kohe.
Zyrtaret thane se presin qe Athina ta marre shumen prej 12 miliard eurosh te huase ne mesin e korrikut per te shmangur nje krize financiare ne Greqi dhe Europe.
Megjithate ministrat europiane kembengulen per vazhdimin e trysnise ndaj Athines per masat e shkurtimeve dhe thane se dhenia e parave do te varet tek miratimi i ligjeve dhe reformave financiare nga parlamenti grek dhe shitja e pronave shteterore.
Greqia duhet te marre vendimin e duhur sepse alternativa do te ishte shume me e rende per te.
Greqia mori nje pakete ndihmash prej 110 miliard dollaresh vitin e kaluar por vazhdon te kete probleme ekonomike.
Ministri i Jashtem gjerman tha se gjetja e nje zgjidhjeje per krizen financiare te Greqise eshte proces i dhimbshem por qe mund te behej permes konsolidimit te buxhetit.
Procesi nuk do te jete i lehte sic e kemi pare edhe ne vende te tjera te Europes. Kjo eshte ceshtje e konsolimit te buxhetit. Ilaci mund te jete i hidhur por jep rezultat.
Ministrat njoftuan se do te punonin per nje pakete te dyte ndihmash per Greqine e cila nuk arriti te paguaje borxhet permes planit te pare te paketes se ndihmave. Plani pritet te behet i njohur nga fillimi i muajit korrik dhe do te perfshije hua zyrtare dhe per here te pare edhe kontribute nga investitore private.
Nderkohe sot mijera demonstrues u mblodhen persesi ne sheshin qendror Sintagma te Athines para parlamentit per te protestuar kunder masave te qeverise per shkurtimin e shpenzimeve.
Edhe tregjet greke paten renie sot pas deshtimit te ministrave europiane per arritjen e nje marreveshjeje per ti dhene Greqise pjesen e huase qe duhet te shlyej para se te kaloje afati dhe per te shmangur nje kaos financiar.