Berisha: Rama humbësi i madh i zgjedhjeve
Rikthimi i kryeministrit Sali Berisha në Kukës është kurorëzuar me përmbushjen e premtimit elektoral për ndërtimin e rrugës Kukës-Krumë, një aks me gjatësi 27 kilometra dhe vlerë 277 milion lekë. Kjo vepër e standardeve bashkëkohore lidh Hasin me Kukësin, dhe sipas kryeministrit është konkretizim angazhimit për lidhjen e të gjitha komunave dhe fshatrave me rrugët të asfaltuara.
Berisha “Rruga që ne inaugurojmë Kukës-Krumë, rindërtimi i saj, por edhe vendosja e trasesë së saj, në kilometra të tëra për të shkurtuar distancë, plotëson gjithashtu një nga segmentet më jetike të unazës verilindore dhe juglindore të vendit, unazë e cila fillon në Tropojë dhe përfundon në Delvinë, unazë e cila do ti japë një frymëmarrje të madhe të gjitha komunave të verilindjes dhe juglindjes së vendit.”
Më tej kryeministri Sali Berisha nuk ka lenë jashtë vëmendjes, qendrimin që Edi Rama ka mbajtur për rrugën Durrës-Kukës, duke theksuar se për këtë arsye shqiptarët e nxorrën atë në banesën e humbjes dhe harresës.
Berisha “Sot, unë erdha në Kukës nëpërmjet korridorit të kombit. Duke ardhur mu rikujtua teza famëzezë e humbësit Edi Rama. Pasi volli vrer, tonelata shpifjesh dhe trillimesh , pasi përdori bashkë me të tjerë në mënyrën më monstruoze institucionin e akuzës, duke e shndërruar atë në një turp ordiner, nxori tezën famëkeqe, se kjo është rruga e asgjëkundit. Dua ti them sot se Kosova është gjysma e kombit, kurse ti je faqja e zezë dhe turpi i tij. Dua ti them sot se qytetarët e Kukësit janë qytetarë të nderuar të këtij vendi. E kam deklaruar dhe e deklaroj se vetëm për tu përgjysmuar atyre rrugën për ne Tiranë ata e meritonin plotësisht këtë rrugë. Të deklarosh se kjo është rruga e asgjëkundit, sic bëri humbësi i shqiptarëve, i cili meritonte të humbiste dhe shqiptarët i dhanë atij atë që meritonte, do të thotë të jesh verbuar nga urrejtja dhe armiqësia ndaj kombit tënd. Të deklarosh se kjo është rruga e asgjëkundit do të thotë se ti je hiç i hiçeve.”
Ngritja e një sistemi të ri vaditës, për Hasin dhe për gjithë vendin ka qenë një tjetër angazhim, për të cilin kryeministri ka shprehur vullnetin e plotë të qeverisë, duke ftuar drejtuesit vendorë te paraqesin projekte për zhvillimin e zonave rurale.
Berisha “Unë dua t’ju garantoj ju se qeveria do të bëjë të gjitha investimet që ju në familjet tuaja të keni ujë 24 orë, që shumë shpejt vepra të rëndësishme ujitëse do të nisin kudo që ka nevojë. Vitin që vjen ne nisim ndërtimin e një rezervuari të ri në Has, në mënyrë që të vendosim nën ujë dhe qindra e mijëra hektarë të tjerë dhe po kështu në mbarë vendin ne do të ngremë një sistem vaditje, që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë.
Qeveria është e vendosur që si një projekt parësor ta bëjë atë realitet me shpejtësinë më të madhe. qeveria ime është e vendosur që të financojë në Has në Tropojë , në Kukës, Librazhd, Gramsh, Skrapar, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Mirditë, çdo projekt të secilit fermer. Ndaj ju bëj thirrje ti mbillni tokat tuaja me ato çka ju mendoni se fitoni më shumë . Unë ju siguroj se qeveria do të financojë për çdo rrënjë druri frutor të mbjellë.”
Në fund shefi i ekzekutivit ka ftuar qytetarët kuksianë dhe ata shqiptarë të bëhen pjesë e projektit të Shqiperisë Europiane.