Greqi, dalin në breg trupa të mbytur të klandestinëve
Nga korrespondenti yne ne Greqi, Aleksander Marku
Në brigjet detare greke të zonës së detit Egje janë gjetur trupa emigratësh pa jetë. Organet e marinës detare greke janë vënë në alarm pasi deri dje në mbrëmje jane gjendur të pakten 7 kufoma emigrantësh, mes të cilëve edhe trupi i një fëmije 10 vjec. Kohët e fundit trafikantët, kryesisht turq, braktisin shpeshherë emigrantët në ujëdhesat shkëmbore të Egjeut, fakt qe ka shkaktuar edhe reagimin e Athines zyrtare.
ATHINE-Organet greke te Marines detare ne Egjeun verior ndodhen në gjendje alarmi. Ka disa dite që në zonen detare te Aleksandrupolit janë gjendur trupa pa jete te emigrantëve te mbytur. Dyshohet se klandestinët vinin nga Iraku për të kaluar më pas në Europë. Trupa te Marines detare kane filluar kërkimet në det të hapur për gjetjen e trupave të tjere te emigrantëve të cilët mund te jenë mbytur në këtë zonë.
Deri dje në mbremje jane gjendur të pakten 7 kufoma emigrantësh, mes të cilëve edhe trupi i një fëmije 10 vjec.
3 trupat e parë pa jetë janë zbuluar nga disa anije peshkimi. Më pas katër prej tyre janë gjendur midis pjesës detare të qytetit dhe deltes se lumit Evro .
Sipas organeve greke bëhet fjalë për emigrantë nga Iraku. Këtë e kanë dëshmuar gjetja e dokumentave në rrobat e klandestinëve të pafat.
Trupat e tyre u janë dërguar në morgun e spitalit Aleksandropolis, ku ekspertiza tregoi se ata janë mbytur në det rreth ditës se enjte. Sipas vleresimeve që bën policia greke emigrantet kanë tentuar të hyjnë në ujerat greke me nje varke te vogel nga brigjet turke dhe për shkak të kushteve tepër të këqia atmosferike që mbizoteronin ditët e fundit në Egjeun verior varka e tyre është mbytur.
Tashme trupa te Marines detare kane filluar kërkimet ne det të hapur ndërsa janë lajmëruar edhe gjithë anijet që lundrojnë në këtë zonë, të vëzhgojnë për gjetjen e trupave të tjere te emigranteve te cilet mund te jenë mbytur në këtë zonë.
Nuk është hera e pare që emigrantë kryesisht nga vendet aziatike humbin jetën gjatë kalimit nga brigjet turke drejt Greqisë. Mandej kohët e fundit trafikantët, kryesisht turq, braktisin shpeshherë emigrantët në ujëdhesat shkëmbore të Egjeut, fakt qe ka shkaktuar edhe reagimin e Athines zyrtare.
Shpeshhere organet greke kane kerkuar edhe ndihmen e BE per krijimin e nje force detare kufitare qe te nderpresë valën e emigranteve nga Azia por edhe nga Afrika drejt Greqisë te cilët në perpjekje per të kaluar drejt Europes humbin jetën ne ujerat e Egjeut.
Sipas mediave greke prej vitit 2003 deri me sot mbi 26 000 emigrante jane perpjekur te kalojne kufirin detar grek ne menyre te paligjeshme. Vetem vjet jane arrestuar 9 240 persona shifer tre here me e madhe se sa tre vitet e fundit.
(d.b/BalkanWeb)