Kroacia Jo ndarjes se Kosoves

Zërave kundër ndarjes së Kosovës u është bashkuar edhe Kroacia, e cila ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të shtetit të ri.
Kryetari i Kuvendi të Kroacisë, Lluka Bebic po viziton Prishtinën, ku është takuar me homologun kosovar, Jakup Krasniqi.
“Kroacia mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin e saj, si dhe bisedimet me Serbinë”, ka deklaruar Bebic, sipas “RTK”.
Nga ana e tij, Krasniqi ka mirëpritur mbështetjen e shtetit kroat, si dhe ka kërkuar ndihmën e tij në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare.
Gjithashtu, Krasniqi ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare më shumë presion ndaj Serbisë, për të shpërbërë strukturat kriminale në veri.
Përvec takimit me homologun, kryeparlamentari kroat është takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaci.
Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Bebic do të ndalojë edhe në zonën e Janjevës, ku jetojnë anëtarët e komunitetit kroat.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri: Serbia ngadalëson bisedimet
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shprehur pakënaqësinë e saj për progresin e ngadaltë të bisedimeve. Serbia: Topi i ka kaluar Brukselit
Serbia ka deklaruar se pas nisjes së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, topi ka kaluar në fushën e Bashkimit Evropian. Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
Serbët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ideja për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës. Ndonëse nuk kanë përcaktuar kohën se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, ideatori i kësaj nisme, Oliver Ivanovic, ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt. PE: 5 shtetet të njohin Kosovën
Në të njëjtën kohë me dialogun Prishtinë-Beograd në ambientet e Këshillit të BE, në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek paraqiti projekt-rezolutën e radhës për Kosovën. BE: Jo ndarjes së Kosovës
E pyetur nëse është në dijeni të deklaratave që vijnë nga serbët e veriut të Kosovës për shpallje të pavarësisë , Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Kethrin Ashton, përsëriti qëndrimin e njohur të Bashkimit Europian.
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave