E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ Njohim borxhin ndaj KESH


Pas deklarateve zyrtare të KESH-it, se kompania CEZ i ka një borxh të prapambetur prej 55 milionë eurosh, ka reaguar Zyra e Shtypit e Kompanise CEZ-Shperndarje.

CEZ thote se ente të tjera shteterore i kane borxh kompanise, ndaj kerkon rishkimin e plote te ketyre detyrimeve zinxhir.

"Kompani të tjera publike që kanë të bëjnë me kompani buxhetore, jo buxhetore, i kanë borxh kompanisë CEZ-Shpërndarje. Ne nuk mund të flasim për një shifër për momentin, pasi është në një proces negocimi, studimi me iniciativën e sekretariatit ndërkombëtar në Vjenë dhe me Ministrine e Financës dhe me Ministrinë e Ekonomisë për të Energjia ERE: Denonconi CEZHarasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet CEZ njofton ndërprerje dritash për tre javë gjetur mënyrat dhe zgjidhjet e pagesës", tha Fabiola Haxhillari nga kompania CEZ.

Gjate kesaj jave ne disa zona te kryeqytetit do te kete nderprerje te energjise elektrike per shkak te remontit qe po kryhet ne nenstacionin 'Dinamo'.

"Ka të bëjë me një remont që po kryhet në nënstacionin 'Dinamo' dhe për këtë arsye janë disa mungesa të energjisë elektrike në disa zona dhe do të vazhdojë për rreth një javë, derisa ky remont të mbarojë dhe nuk ka të bëjë me mungesën e energjisë elektrike", tha Haxhillari.

Kompania CEZ ka deklaruar se konsumi i klienteve te saj eshte rritur kete vit, ne ndryshim nga parashikimet qe ishin bere ne fillim te vitit.

ERE: Do të hetohet cdo ankese

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike i ka bërë thirrje konsumatorëve, të cilët kanë qenë subjekt i veprimeve të padrejta nga ana e CEZ dhe ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje pranë kësaj kompanie, të drejtohen prane këtij institucioni.

Enti thotë se do të shqyrtojë me kujdes të gjitha ankesat lidhur me problemet per leximin dhe faturimin e energjise elektrike, dëmin ekonomik, që u është shkaktuar konsumatorëve po cilesine e sherbimit te ofruar.

Por mbi të gjitha ERE njofton se do të vlerësojë ankesat për ndërprerje energjie. ERE thekson se CEZ duhet te respektoje te drejtat dhe detyrimet  kontraktuale midis paleve, si dhe te garantoje furnizim te panderprere me energji elektrike,ne perputhje me standartet e cilesise te miratuara ne kete Rregullore.

Në fund të deklaratës Enti njofton se eshte ne monitorim te vazhdueshem te ketyre problematikave dhe ne ushtrim te kompetencave te saj, do te vendose per zgjidhjen e tyre, duke informuar ne cdo hap konsumatorët e energjisë elektrike.  

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Katër hidrocentralet që qeveria dëshiron të privatizojë për 100-150 milionë euro, mund të kushtojnë dy herë më shumë në rast se do të ndërtohen tani dhe kanë një jetëgjatësi prej së paku 250-300 vjet, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë për “Shqip” duke kundërshtuar shitjen e një “pasurie kombëtare të pazëvendësueshme,” siç e konsiderojnë ata.
Samiti i vendeve të PABSEC-ut
Forumi i dytë i investitorëve të Detit të Zi, i cili mblodhi në Tiranë rreth 400 sipërmarrës të vendeve anëtare të Detit të Zi, të Turqisë dhe Shqipërisë, u konkretizua me dhjetra marrëveshje tregtare mes investitorësh. Biznesi, pa para edhe në 2012-ën
Partia Socialiste akuzoi qeverinë se nuk ka parashikuar shlyerjen e detyrimeve të papagaura ndaj biznesit as në buxhetin e vitit të ardhshëm. Papadhimos: Reforma për të mbetur në euro
Greqia duhet të nisë aplikimin e programit të reformave në mënyrë që të mund të vazhdojë qëndrimin në zonën e euros. Vendi drejt krizës energjitike
Shqipëria po shkon drejt një krize të rëndë energjitike, për shkak të thatësirës së zgjatur që ka shteruar rezervat ujore ne basenet e hidrocentraleve.

Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›