Proteste kunder dhunes ndaj grave

17 femra janë masakruar nga burrat e tyre, brenda 10 muajve të këtij viti. Vetëm më 20 nëntor, dy gra u vranë në mënyrë barbare nga burrat e tyre për shkaqe xhelozie.
56-vjecarja Resmie Myrteli u vra me dru, ndersa 48-vjecarja Arjana Serjani, nënë e tre femijëve u vra me cifte.
Rrjeti i organizatave te shoqerise civile, ne nje protestë paqesore te zhvilluar perpara kryeministrise kane kerkuar qe shteti te ndalet perpara ketyre viktimave dhe te marre masa me te ashpra ndaj autoreve te krimit.
"Dy vrasjet e tmerrshme që kanë ndodhur ne fundjave, si dhe shkaku shumë i madh është numri i rritur i grave të vrara nga dhuna shtëpiake nga dhuna në familje. Ndonëse ligjet mund të jenë, zbatimi i tyre është ende shumë larg", tha Fabiola Egro, drejtore e shoqatës "Në dobi të gruas".
Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha se Kodi i Procedures Penale duhet te ndryshoje, ne menyre qe ndjekja penale e dhunuesve brenda familjes te ndiqet nga shteti, permes prokurorise.
"Do të kërkojmë që kjo vepër penale të ndiqet kryesisht nga prokuroria dhe jo të mbështetet vetëm në kallëzimin e viktimës. Kjo do të thotë që të kemi një lloj padie publike në Kodin tonë të Procedurës Penale, ku edhe në rast se viktima tërhiqet nga denoncimi dhe kallëzimi i veprës penale të dhunës në familje, prokuroria të vazhdojë punën dhe të mos lejojë më raste ku dhuna në familje, jo vetëm që nuk konsiderohet ashtu sikurse parashikon Kodi i Procedurës Penale, si rrethanë rënduese për veprën penale të kryer, por ndonjëherë është konsideruar edhe si rrethanë lehtësuese. Kjo nuk duhet lejuar më", thotë Anastasi.
Ne kete proteste eshte kerkuar qe ne Kodin Penal, ku te denohet dhunen sistematike qe ushtrohet kryesisht ndaj grave dhe femijeve. Por nje pike e rendesishme mbetet edhe zbatimi i kodit te familjes, per piken ku merren masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa
Inspektoriati i mjedisit në Shkodër ka gjobitur me 500 mijë lekë një prej firmave që po merrte inerte në shtretërit e lumenjve në Shkoder.
Profesionet e rregulluara në “Top Show”
Protesta e studentëvë të mjekësisë për ndryshimin e ligjit për profesionet e rregulluara, nxiti ideatorët e emisionit “Top Show”, në Top Channel për të diskutuar mbi këtë çështje në mbrëmjen e së martës. I ardhur apo tiranas?
Dori është nga fshati Fiershegan i Lushnjës. Ajo na tregon se sa e madhe ka qenë dëshira e saj për të arritur kryeqytetin. Arvizu, vlerësim ndaj tre policëve shqiptarë
Tre punonjës të policisë së shtetit janë vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë një ceremonie vlerësuese për zbatimin e përbashkët të platformës për edukimin dhe ndërgjegjësimin kundër drogës së nxënësve të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet. Procedurat e reja të pasaportave
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike është ndërprerë në disa njësi bashkiake në kryeqytet.
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve