E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse na zileps komunikimi online i Edi Rames


Nga Henri ili

Nje koleg gazetar me konfidoi pardje se gjeja e pare qe bente sapo shkonte ne zyre ishte hapja e faqes zyrtare te Edi Rames ne internet apo aksesi ne Twitter i kryetarit te opozites. Dhe vertet Rama ne dekaden e re ka arritur te beje nje befasi ne komunikim duke perdorur qe prej veres se ketij viti komunikimin online. shte padyshim nje befasi dhe novacion ashtu sikurse ai arriti te beje befasi dhe novacion ne fillim te viteve 90 nepermjet fjales se shkruar ne fillim te viteve 2000 nepermjet ngjyrave kurse tani ne perputhje me frymen e dekades sone nepermjet komunikimit online. Nje analize e thjeshte ne te cilen kane rene shume prej kolegeve analiste keto dite me shkrime te tipit a permbyset Berisha me editorial mund te thoshte se kjo eshte nje menyre impotente e te berit politike e nje lideri politik te opozites se mundur dhe te rraskapitur me beteja politike te deshtuara te pakten pas 2007 dhe me asgje te qarte ne horizont per 2013. Por eshte e gabuar. Me komunikimin online ne kete faze te jetes se tij politike dhe te opozites Edi Rama eshte ne avantazh per tri arsye.

Arsyeja e pare eshte fakti se Edi Rama ka arritur qe te behet i referueshem nepermjet komunikimit online per te gjithe dhe te prodhoje lajm sapo leshon nje ciu- ciu ne Twitter apo ne Facebook. Te gjitha mediat i referohen e bejne lajm i marrin batuten apo sloganin qe ka hedhur online kryetari i opozites ne krahasim me komunikimin e merzitshem para disa kamerave apo disa reportereve qe perfundojne me nje pyetje te sikletshme te KLAN-it dhe pergjigjen e merzitshme te fala Sandrit.

Arsyeja e dyte pse ky komunikim eshte i suksesshem eshte se perfaqeson frymen e kohes dhe implikon votuesin e ri votuesin i cili ne menyre masive e perdor Shqiperine dixhitale te Sali Berishes por tashme kunder ketij te fundit. Ky komunikim po behet mode ne nje shoqeri te etur per zhvillim teknologji dhe komunikim si kjo e jona. Nga ana tjeter per pjesen e mbetur te popullsise ky komunikim online sikurse e thame ne arsyen e pare percohet permes komunikimit masiv permes mediave te medha qe i referohen vazhdimisht. Shume prej politikaneve bashkekohore perendimore ia kane dale qe permes internetetit te behen gjeneratore te fuqishem levizjesh politike apo mbeshtetjesh masive. Sepse online sot eshte nje virus i epokes sone qe nuk eshte e mundur te mos te preke.

Arsyeja e trete pse komunikimi online i Edi Rames eshte i suksesshem eshte dicka qe lidhet me ate vete personalisht pervec avantazheve qe ka ne vetvete komunikimi online ne epoken tone eshte maniera artistike qe ai ka si artist i figures dhe i fjales. Nje gjuhe vizuale e zgjedhur dhe po ashtu nje fjale apo batuto-logji e zgjedhur krijon nje efekt shtese reference. Dhe patjeter impakt. Ne fillim te viteve 90 poeti Dritero Agolli pati shkruar sikur te clirohej Kosova me vjersha. Keshtu urojne dhe shume socialiste sot Sikur opozita te vinte ne pushtet me online. Nje komunikimin i nje stili te ri ne kohen dhe vendin e duhur mund te jete nje premise e mire per nje politike te mire. Edhe pse ndoshta nuk mjafton pa permbajtjen edhe pse eshte nje avantazh i formes. Per kedo qe e ka preokupim komunikimin komunikimi online te Rames do ta shihte me zili ne keto kohe. Une po te pakten.

Gazeta Mapo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›