Shvajni në sulm:Argjentinasit janëprovokatorë në fushë
JOHANESBURG- Provokues që nuk respektojnë arbitrat dhe kundërshtarët. është ky identikiti i argjentinasve, sipas mesfushorit gjerman Bastian Shvajnstajger. Duke folur përpara sfidës së të shtunës, lojtari i Bajernit ka kujtuar sherrin e madh të plasur 4 vjet më parë, pasi Gjermania eliminoi Argjentinën me penallti.
“Ajo ditë peshon ende shumë”, deklaroi Shvajnstajger, lideri i Gjermanisë. Por, gjakrat mes dy kampeve u rindezën në miqësoren e këtij viti në mars, pasi Maradona refuzoi të ulej në konferencën e shtypit në krah të të riut Myler, i cili debutoi në atë takim. Maradona tha se donte t’u përgjigjej pyetjeve pa praninë e një gjermani “të bezdisshëm”, gjë që natyrisht nuk u prit mirë.
Por, tashmë Myler është një nga rreziqet kryesore për Argjentinën e tij.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)