E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia i kerkon Frances te ekstradoje nje ish-anetar te forcave paraushtarake serbe

Kroacia i ka kerkuar Frances te ekstradoje nje ish-anetar te forcave paraushtarake serbe te akuzuar per krime kunder njerezimit gjate konfliktit ne Ballkan ne vitet 1990.

Miograd Momic u arrestua vitin e kaluar me nje urdher arresti nderkombetar prane qytetit Grenoble te Frances ku ai jetonte me identitet te rreme. Ai kerkohet nga Serbia per krime lufte ne Bosnje-Hercegovine.

Mograd Momic ka qene anetar i njesise paraushtarake famekeqe Skorpions qe mori pjese ne konfliktet e viteve 90 ne Bosnje Kroaci dhe Kosove. Kroacia do ta gjykoje 47 vjecarin Momic nen akuzat per krime lufte ne Kroacine lindore.

Serbia dyshon se ai ka marre pjese ne masakren e Srebrenices. Kater anetare te Skorpioneve u gjeten fajtore nga Serbia ne vitin 2007 dhe u denuan deri me 20 vjet burgim per rolin e tyre ne ate masaker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›