E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Lushnjë-Fier, 2 të vdekur, 2 të plagosur

LUSHNJE- Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur në autostradën Lushnjë - Fier.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se rreth orës 20 të mbrëmjes, një makine me targa të Tiranës 2573 T, ku udhëtonin 4 persona, është përplasur në vendin e njohur si rotondoja e Savrës, ne aksin rrugor Lushnjë- Fier.

Si pasojë, kanë mbetur të vdekur shtetasi Enver Sulko 65 vjec dhe bashkëshortja e tij 60 vjec. Ndërkohë të plagosur janë dy persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë.

Nga të dhënat paraprake mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›