E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen Shqetesimi yne populli shqiptar dhe Kushtetuta

Zevendesndihmes Sekretari amerikan i Shtetit u takua ne Tirane me drejtuesit e te dy kraheve te politikes shqiptare pas krizes se krijuar nga ngjarjet e 21 janarit. Ne nje konference per shtyp ne ambasaden amerikane zoti Tomas Kantrimen tha se situata ne Shqiperi eshte serioze. Si miq te Shqiperise jemi te trishtuar per humbjen e 4 jeteve te njerezve. Nuk na takon ne te mbeshtesim nje pale apo nje tjeter. Shqetesimi yne eshte populli shqiptar dhe Kushtetuta tha zyrtari amerikan.

Shpresoj se populli shqiptar do te degjoje miqte dhe jo vetem partite politike. Ngjarjet ne Shqiperi nuk jane unike. Shqiperia nuk eshte i vetmi vend me probleme korrupsioni me probleme te zgjedhjeve te papersosura me protesta dhe me dhune. Por te gjitha keto zgjidhen ne nje demokraci konstitucionale tha zoti Kantrimen.

Zevendesndihmes Sekretari amerikan i Shtetit tha se korrupsioni ne Shqiperi eshte problem ne te gjitha nivelet qeverisje qendrore vendore dhe ne radhet e partive politike. Ai e pengon perparimin ekonomik te Shqiperise. SHBA po e ndihmon Shqiperine qe te forcoje institucionet qe luftojne korrupsionin tha zyrtari.

Zgjedhjet e kaluara mund te trajtohen mbi bazen e hapesireve kushtetuese. Partite dhe njerezit duhet te mesojne nga cdo pale zgjedhje te debatuara. OSBE ka hartuar nje liste me rekomandime dhe jam i zhgenjyer qe qeveria dhe opozita nuk jane ulur ende per ti trajtuar keto rekomandime. Zgjedhjet vendore duhet te ecin perpara dhe te zhvillohen. Presidenti ka perdorur mjetet kushtetuese per te thirrur zgedhjet vendore. Populli ka te drejten te zgjedhe kandidatet e pushtetit vendor tha Kantrimen.

Ai tha se bllokimi i zgjedhjeve eshte nje veprim antikushtetues qe nje demokraci nuk e meriton. Protestat jane nje e drejte e qytetareve. Qeveria ka detyre te mos i ndaloje ato. Partite kane te drejte te organizojne protesta dhe te kujdesen qe ato te jene paqesore. Gjate viteve te fundit jane zhvilluar dhjetera protesta. Pyetja eshte Pse pas 100 protestave paqesore ajo e 21 janarit ishte me dhune Nuk kam pergjigje per kete por mendoj se askush nuk duhet te spekulloje me pergjigjen e kesaj pyetjeje tha Kantrimen.

Zyrtari amerikan u shpreh Ne e mbeshtesim Prokuroren e Pergjithshme dhe po ndihmojme qe te rritet besueshmeria e ketij hetimi. Prokuroria duhet te ndricoje ngjarjen. Ajo ka dy pergjegjesi se pari hetim i plote dhe i balancuar. Te hetohen veprimet e gjithe aktoreve ne 21 janar policia organizatoret protestuesit. Se dyti ajo duhet te ruaje sekretin e hetimit.

Zoti Kantrimen tha se institucionet shqiptare duhet te bejne punen e vet pa patur frike per rrjedhojat politike te saj.

Lidhur me zgjedhjet ai tha se partite politike si materiale kushtetuese duhet te dorezojne listat ne KQZ. Kjo duhet te jete edhe kerkesa e popullit shqiptar. Ka parti qe mendojne se jane zoteruese te zgjedhjeve. Jo. Zoteruesit e zgjedhjeve jane vete qytetaret dhe populli shqiptar i cili ka te drejten dhe pret qe te zgjedhe kandidatet qe do te drejtojne pushtetin vendor tha Tomas Kantimen ne konferencen per shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›