Greqia planifikon te kufizoje qendrat e refugjateve afer kufirit me Shqiperine
Greqia ka njoftuar plane te kufizoje qendrat qe perdoreshin afer kufirit me Shqiperine per mbajtjen e refugjateve deri ne riatdhesimine tyre. Mjetet greke te informimit kane folur per diskutimet ne nivelet e larta te Ministrise se Mbrojtjes per kufizimin e te ashtuquajturve kampe qe perdoreshin kryesisht ne njesite ushtarake greke ne zonat kufitare me Shqiperine per bllokimin e refugjateve.
Greqia ka planifikuar gjithashtu reforma ne regjimin kufitar me Shqiperine ne kuader te nje vleresimi te pergjithshem te reformave ne kufijte me vendet fqinje. Masat ne kufirin me Shqiperine duket se vijne pas liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare dhe uljen e ndjeshme te trafikimit te emigranteve te paligjshem.
Por nga ana tjeter si komunitet lokale te zonave kufitare edhe Drejtorite Rajonale te Policise jane ne kuadrin e masave per rritjen e sigurise ne keto zona. Emigracioni i larte nga zonat shqiptare afer kufirit dhe levizja e madhe e brendshme demografike ne zonat greke ka ndikuar ne nje numer te paket banoresh qe jetojne dhe punojne ne fshatrat buze kufirit. Kjo nxit here pas here aktivitete te grabitjeve apo vjedhjeve te prones.
Rastet e shtuara si ne anen greke dhe ate shqiptare i kane bere policite te hetojne me intensitet dhe te dergojne para drejtesise me shume lende gjate muajve te fundit. Si policia shqiptare edhe ajo greke ne keto zona jane edhe nen presionin e publikut per te rritur forcen goditese pasi nese rastet do te shtoheshin do te perbenin nje kercenim per sezonin turistik qe po afron.
Per pjesen greke te kufirit situata me problematike ndodhet ne zonen e Gumenices ku kohet e fundit nje seri operatoresh dhe entesh turistike i derguan nje mesazh te forte policise qe te frenoje aktet e vjedhjeve dhe cenimin e sigurise se qytetarevve ne kete zone. Keto akte kane ndohur kryesisht nga emigrante kurde dhe aziatike qe e shfrytezojne qytetin port per te kaluar drejt Italise.
Edhe ne ane shqiptare te kufirit zona me problematike vazhdon te jete ajo e Ksamilit ku nje seri vjedhjesh ne banesa e ne prona te individeve ka krijuar shqetesim per komunitetin e banoreve.
Ndersa policite e te dy vendeve flasin per minimizim te rrjete te trafikut te emigranetve te paligjshem ne angazhimin e tyre mbetet tani frenimi i ketyre formave te reja te krimit nderkufitar.