E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia i ofron Kosovës mbështetje për integrimin euroatlantik

ZAGREB- Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Jandorkovic gjatë një takimi me ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku, ka deklaruar se Kroacia do të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme me Kosovën. Me njohjen e Kosovës, Kroacia e pranoi “realitetin e ri politik”, ka thënë Jandorkoviç. Shefi i diplomacisë kroate ka theksuar se Zagrebi zyrtar është i gatshëm t’i vërë në dispozicion të Kosovës përvojat e veta në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të ndërtimit të institucioneve shtetërore.(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›