E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kroacia zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, meqenëse nga zgjedhjet e muajit të kaluar nuk doli asnjë fitues. Balotazhi zhvillohet mes kanidatit social-demokrat, Ivo Josipoviç, dhe kryetarit popullor të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç, i cili kandidon si i pavarur.Zoti Josipoviç, i cili fitoi ndjeshëm ndaj 11 kandidatëve në raundin e parë të zgjedhjeve më 27 dhjetor, ka gëzuar mbështetje më të madhe në anketat e opinionit para balotazhit të sotëm përkundrejt rivalit të tij, kryetarit të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç. Megjithatë, ky i fundit e ka shtuar mbështetjen, duke fituar përkrahjen e kishës së fuqishme katolike dhe shumë veteranëve të luftës, krahasuar me mbështetjen e akademikëve dhe njerëzve relativisht të pasur për rivalin e tij."Nuk kam asnjë dyshim se qytetarët e Kroacisë do të zgjedhin kandidatin më të mirë për president”, u tha gazetarëve zoti Bandiç.Gjatë fushatës, zoti Bandiç e akuzoi rivalin e tij për kthim në komunizëm, mesazh që u drejtohet konservatorëve, që tradicionalisht ngurojnë të votojnë për kandidatë të majtë për shkak të së kaluarës së vendit si pjesë e Jugosllavisë. Nga ana e tij, zoti Josipoviç, platforma anti-korrupsion e të cilit tërhoqi shumë votues liberalë, e ka akuzuar zoti Bandiç për keqadministrim të Zagrebit, megjithëse deri më sot nuk janë ngritur akuza të tilla.Zoti Bandiç, i cili u përjashtua nga partia social-demokrate sepse insistoi që të kandidonte, krenohet për rigjallërimin e shërbimeve publike të Zagrebit, madje thotë se do të punojë edhe më shumë nëse fiton."është nder që mar pjesë në zgjedhjet presidenciale. Dua të falenderoj të gjithë rivalët e mi në raundin e parë të zgjedhjeve si edhe rivalin tim në balotazh, zotin Bandiç. Besoj se qytetarët kroatë do të zgjedhin kandidatin më të mirë,"u tha gazetarëve zoti Josipoviç pasi hodhi votën.Fituesi do të zëvëndësojë reformatorin veteran, Stjepan Mesiç, mandati i dytë 5-vjeçar i të cilit përfundon në shkurt.Qendrat e votimit mbyllen pas një ore dhe rezultatet e para zyrtare priten pas rreth 5 orësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›