Shkencëtarët zbulojnë molekulën që mund të bllokojë HIV-in
Një ekip shkencëtarësh
amerikanë kanë zbuluar një molekulë që mund të bllokojë transmetimin e virusit
HIV, që shkakton SIDë-n. Studjuesit thonë se në të ardhmen mundet të përdoret
një krem i përbërë nga një agjent lokal, për parandalimin e infektimit me
virusin vdekjeprurës. Shkencëtarët e dinë prej një kohe të gjatë,
se pasi virusi HIV hyn në trupin e njeriut, ai lufton për të qëndruar atje. Por
një proteinë e cila gjendet në formë natyrale, tek sperma e meshkujve, e njohur
si SEVI, e bën virusin 100 mijë herë më infektues se sa do të ishte normalisht,
duke e ndihmuar më tej aftësinë e virusit HIV për t'u lidhur me qelizat e
bardha të viktimës. Kjo çon në shkatërrimin e sistemit imunitar të trupit të
prekur nga virusi.Tani, kërkuesit amerikanë kanë zbuluar se një molekulë të
quajtur surfen, ndërhyn në veprimin e SEVI-it. Warner Greene është drejtor i
Insitutit Gladstone të Virologjisë dhe Imunologjisë në San Fransisco të
Kalifornisë, ku janë kryer studimet laboratorike."Zbuluam se kjo molekulë e vogël e
quajtur surfen, mund të bllokojë lidhjen e SEVI-t, duke u lidhur me virusin
HIV, duke ndaluar kështu ciklin e infektimit, ose atë të transmetimit".Studjuesi Greene thotë se molekula surfen, fillimisht e
njohur nga shkencëtarët në vitin 1939, është një agjent njëkohësisht
anti-iflamator dhe anti-bakterial. Ai shpjegon se surfeni parandalon infektimin
duke u lidhur si me virusin e SIDë-s, edhe me qelizat e gjakut, që janë vënë në
objektivin e virusit HIV. Kërkimet
për mjekimet lokale, të njohura si microbicide, që janë kremra dhe substanca
xhelatinore të cilat përmbajnë agjentë kundër SIDë-s, dhe përdoren zakonisht para marrëdhënieve
seksuale, kanë qenë të pasuksesshme. Kjo metodë nuk ka qenë e efektshme në
parandalimin e përhapjes së virusit të SIDë-s. Por zoti Greene shpreson se molekula
surfen do të jetë e efektshme."Mendoj se koncepti i shfrytëzimit të agjentëve
që punojnë jo vetëm tek virusi, por edhe tek faktori bartës i tij, që nxit
infeksionin, mund të prodhojë një bashkëveprim të fuqishëm që mund të jetë i
efektshëm".Zoti Greene thotë se terapi të ngjashme të kombinuara, të
ashtuquajtura "kokteil”, janë provuar të jenë armë të efektshme në trajtimin e
pacientëve të prekur nga SIDA."Ashtu sikurse përdorim kombinimin e
terapisë anti-retrovirale për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin
HIV, ne mund të jemi të aftë të parandalojmë transmetimin e virusit, përmes
përdorimit të kombinimit të mikrobicideve".Studjuesi Warner Greene dhe kolegët i përshkruajnë vetitë
anti-SIDë të molekulës surfen në numrin e fundit të Revistës së Biokimisë.