Kroacia ndalon tre kosovarë

Policia e qytetit lindor kroat Osjek afër vendit Dalj, në automjetin e një shtetasi të Serbisë ka zbuluar tre imigrantë ilegalë, shtetas të Kosovës.
Si njofton policia e këtij qyteti, ata janë dërguar pastaj në stacionin policor në Dalj për shkak të dyshimit se kanë kaluar ilegalisht kufirin serbo-kroat.
Në bazë të hetimit kriminalistik, dyshohet se shtetasi i Serbisë ka kryer vepër penale të trafikimit të qenieve njerëzore në kufi, kështu që atij dje i është caktuar masa e paraburgimit.
Shtetasit e Kosovës, ndërkaq, në përputhje me marrëveshjen ndërshtetërore për readminsion, të njëjtën ditë i janë dorëzuar policisë serbe në vendkalimin kufitar Erdut, thuhet në komunikatën e policisë kroate./Indeksonline/