E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina mbushet me kontejner nga Serbia

Prishtina është mbushur me kontejner të rinj. Gjithsej 450 sosh u vendosën nëpër rrugët e kryeqytetit.
E ata u importuan nga Serbia.

Sipas Klan Kosovës, prejardhja e tyre nuk është zor të dihet. Në secilin prej tyre është vendosur etiketa që tregon se I ka prodhuar kompania Gosha, e Smederevska Palankës së Serbisë.

Komuna e Prishtinës ndau për to 119 mijë euro.

Shefi i prokurimit,Xhevat SImnica i ka thënë këtij televizioni se tenderin e ka fituar një kompani kosovare.

Ndërkaq, Xhemshit Gashi, i cili ka bërë pranimin teknik të kontejnerëve ka thënë se ata janë fokusuar në cilësi e jo në prejardhje, pasi që në Kosovë nuk prodhohen kontejner.

Bile sipas Gashit tenderin e ka fituar kompania kosovare “agrokop” të cilës fillimisht 50 kontejner I janë kthyer për ti përmirësuar.

KlanKosova nuk ka mundur të kontaktoj kompaninë në lidhje me prejardhjen e kontejnerëve.
E komuna e Prishtinës kontejnerët nga Serbia ia bëri dhuratë kompanisë ‘Pastrimi’ që udhëhiqet nga anëtari I LDK-së, Feim Salihu. Për këtë kompani javën e kaluar asambleja komunale ka ndarë si subvencion edhe 100 mije euro të tjera./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›